| News nga Dhoma Kombetare e Modes |
|
|
|
| Friday, 29 February 2008 11:05 |
|
Thirrje te gjithe Stilisteve te Rinj qe duan te aspirojne! Albania Fashion Week hap Konkursin per Stilistet e se Ardhmes Janar 17, 2009 – Dhoma Kombetare e Modes- anoncon per here te pare Konkursin e Stilisteve te se Ardhmes, Tirane. Nje panel nga pese gjykates prestigjioze do te vleresojne nente stiliste te rinj aspirues, me mundesine te prezantojne koleksionin e tyre gjate Albania Fashion Week. Fituesi do te behet i njohur ne mbremjen finale gala qe do te finalizoje aktivitetin, e shtune, Prill ... Aplikimet per konkurim mund te gjenden ne faqen zyrtare te internetit te Albania Fashion Week, www.albaniafashionweek.com. Per t'u kualifikuar, nje stilist duhet te plotesoje te gjitha kriteret e meposhtme: Te plotesohet nje nga kushtet e meposhtem: - Punon si stilist ne ose etiketen e tij per me pak se dy vjet - Punon si stilist per hobby ose pune part-time - Studion aktualisht per moden ose eshte ne nje program te ngjashem Te jete rezident ne trojet shqiptare Te jete ne moshen mbi 18 vjec Per te hyre ne konkurim, paketa paraqitese duhet te perfshije te gjitha elementet e meposhtem: - 5 aplikime te kompletuara dhe te firmosura - 5 kopje te biografise se stilistit - 5 kopje te skicimeve te koleksionit (4 pamje) qe do te prezantohen ne Albania Fashion Week - 5 kopje te nje video prezantuese hyrese ( 1-5 minuta gjatesi ) - 5 kopje te nje dosje foto qe perfshijne dy veshje te kompletuara, te dyja pamje te plote dhe pamje detalesh. - 5 kopje te fotografise bust per stilistin Ju lutemi, priten fotografi cilesore nga te gjithe aplikuesit dhe cdo aplikim i pakompletuar do te eliminohet. Shume shpejt do paraqesim on-line formularin e aplikimit. Afati i fundit per dorezim eshte Shkurt 28. Aplikanti duhet te jete i sakte per kete date pasi nuk ka perjashtime. Per te mesuar me shume rreth ketij konkursi dhe per te aplikuar, ju lutemi vizitoni www.albaniafashionweek.com. Albania Fashion Week (Nentor 2008) Albania Fashion Week zhvilloi ( 7-11 nentor 2008) edicionin e saj te trete, me prezantimin festiv gjate 5 diteve, te koleksioneve te tendencave te fundit te sezonit pranvere-vere, sa te shumellojshem dhe te vecante ne llojin e tyre, po aq te mundshem apo te pamundshem ne dukje ne realizimin e tyre mahnites. Cdo stilist paraqiti nje performance joshese individuale qe e bente koleksion deshire te pjeses se stilit te cdokujt. Nje festival i vertete veshjes te sjella nga komuniteti i stilisteve, ne Tirane, beri te mundur sjelljen e personazheve me ne ze per ndjekjen e modes, qe te ishin pjese e ketyre neteve madheshtore dhe aq te kendshme. Cdo nate mbyllej me after-party, per t'u relaksuar apo per t'u argetuar se bashku mbas nje dite te gjate plot emocione dhe surpriza. Albania Fashion Week (Nentor 2008) Ka përfunduar java e modës në Tiranë, Albania Fashion Week. Në çdo natë (nga 7 në 11 nëntor) janë prezantuar katër sfilata të ndryshme, një stiliste shqiptare dhe tre të huaj. Nata e parë e saj është çelur nga stilistja turke, Fevzije Camer, e cila prezantoi 66 veshje, të stileve të ndryshme. Shqipëria në këtë natë u përfaqësua nga stilistja, Jona Muçaj. Prezantim tjetër ishte dhe ai i stilistes ngaBosnje Hercegovina, ATA. Stilet e prezantuara ishin për të rinjtë. Në natën e dytë të modës ka qënë Kadus, i cili ka hapur natën me një veshje të kombinuar leopardo - e zezë. Hadd një tjetër stilist nga Bosnje Hercegovina, me ngjyrat e tij bardh e zi, u prezantua me teorinë: shumëllojshmëri modelesh, por një material të vetëm. Ai është prezantuar me 20 veshjenë tre materiale dhe vetëm në 2 ngjyra.Më pas e kishte radhën stilistja shqiptare, Mimi Mejia, e cila ka prezantuar veshje shumëngjyrëshe në materiale tafta dhe seta. Pjesë e koleksionit të saj ishin dhe punimet me dorë. Ajo që mund të quhet e veçanta e koleksionit, ishte veshja ekstra e përgatiturme 20 mijë kunja dhëmbësh.Ka mbyllur natën e dytë stilistja e njohur spanjolle, Agata Ruiz De la Prada. Eshtë përkufizuar si “një ylber”. Larg të zezës, çdo gjë ka qënë perfekte dhe plot ngjyra. Nata e tretë është hapur nga stilistja shqiptare Anila Konomi, koleksioni i së cilës është frymëzuar nga ikona e parë e modës shqiptare, mbretëresha Geraldinë. Koleksioni i Konomit është ndërtuar në bashkimin e tre materialeve të ndryshme, pico, seta, si dhe aksesorë të përbërë nga materiale rrazo. Ngjyrat: e zeza, ari dhe violë. Ka vazhduar natën Bellissima, e cilaprezantoi koleksionin vjeshtë-dimër 2008-2009. Përdor kafe, bezhë dhe kjo thyhetnë të kuqe, jeshile dhe lejla. Koleksioni i AR, kryesisht, iështë dedikuar grave të sukseshme në biznes, gra që mund të vishen në çdo moment të ditës, mëngjes, drekë, darkë, gra që mund të përdorin veshjet në koktej festa etj. Materiali i thjeshtë, ngjyra e zezë dhe bezhë. Sfilta e AR është ndarë në tre pjesë dhe ka pasur rreth 20 veshje.Në natën e katërt, një surprizë: Aktori i mirënjohur amerikan me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi, ka shijuar sfilatën estilistes ukrahinase me origjinë shqiptare, Mirabelle Supure. Ajo vjen nga një qytet i Ukrahinës, i cili ka ruajtur dhe zhvilluar traditat shqiptare për më shumë se dy shekuj.Me koleksionin e saj, stilistja bëri një kthim në origjinë.Koleksioni përmbante një interpretim modern të veshjeve tradicionale shqiptare dhe ukrahinase! Studentët e Institutit të modës Burgo janë ngjitur natën e katërt në pasarelë. Nën drejtimin e Fatbardha Aliaj, ata kanë prezantuar rreth 35 veshje të stilit sportiv e klasik. Shtëpia e Modës Menakon u prezantua për herë të parë në Shqipëri me koleksionin "Pavarësia", 28 veshje në materiale të kombinuara si dantella, mëndafshe dhe zvarovski. Stilistja tjetër, Adria, është frymëzuar nga bota, në kuptimin e saj më të drejpërdrejtë. Qartësi ngjyrash dhe transparencë: Qëllimi? Të përcjellësh optimizëm. Stilisti Anglez, Charles,dhe stilistja shqiptare, Rezarta Skifteri, mbyllën këtë event shqiptar të modës. Natës nuk i kanë munguar zërat e Irma dhe Eranada Libohova, Rovena Dilo etj. |
| Last Updated on Thursday, 29 January 2009 15:26 |
Ju lutemi kontrolloni lajmet/update per informacione te metejshme