| Rreth nesh |
|
|
|
| Written by Administrator |
| Saturday, 18 October 2008 11:00 |
Dhoma Kombetare e Modes e krijuar ne vitin 2005, ka nje histori te ngjeshur me aktivitete te zhvilluara ne fushen e modes. Duke qene i vetmi institucion i organizuar i Modes Shqiptare ajo ka sherbyer dhe sherben si nje agjensi e komunikimit dhe drejtimit te alternativave te modes shqiptare, si pjese e rendesishme e stilit te jetes. Nje nga objektivat e Dhomes Kombetare te Modes eshte organizimi dhe menaxhimi i eventeve kryesore te modes, ekspozitave dhe fashion shows per te realizuar koordinimin dhe shpalosjen e tendencave te modes se larte dhe pret a porter te moderuar. Ky institucion organizon dy here ne vit Albania Fashion Week, si evenimentin me te madh dhe me te rendesishem te modes ne Shqiperi, persa i perket vlerave qe ajo sjell. Ky eveniment shoqerohet me ekspozita veshjesh ku stilistet nepermjet ekspozimit te koleksionit te tyre te mund te kene mundesi kontakti me bleresit apo te interesuarit. Gjate ketij aktiviteti i jepet nje rendesi e konsiderueshme edhe seminareve te mbajtura nga intelektuale te bisneseve kryesore te lidhura me industrine e veshjeve, nga pedagoge te fakulteteve, konfeksioniste dhe e gjithe kjo ne menyre qe moda shqiptare, si industri, te zhvillohet dhe te zere vendin e saj qe i takon ndermjet fushave te tjera te ekonomise. Nepermjet Albania Fashion Week, Dhoma Kombetare e Modes prezanton modele profesioniste dhe menaxhon mundesine e thithjes se tyre ne tregun nderkombetar, te pjesemarjes se tyre ne pasarelat e stilisteve te huaj. Koordinimi dhe orientimi i pjesemarjes se stilisteve shqiptare me ne ze dhe me nje eksperience te sukseshme, ne ekspozita, panaire apo fashion show kudo ne bote, eshte nje nga prioritetet e Dhomes Kombetare te Modes. Nepermjet nje stafi te kualifikuar Dhoma Kombetare e Modes ka ofruar dhe ofron si per stilistet me pervoje ashtu dhe per ata qe sapo kane filluar te hyjne ne boten e bukur te Modes, konsultime e ndihmese, ne menyre qe moda shqiptare te renditet prane vendeve te tjera. Nepermjet faqes se saj zyrtare te internetit Dhoma informon dhe krijon mundesine e reklames, per te gjithe ata stiliste qe jane antare te Dhomes. Gjithashtu materiale te printuara, katalog, PR, inisiative per prodhimin e nje serie te vogel, fashion party etj. jane disa nga sherbimet qe kjo Dhome ofron per te gjithe ata qe deshirojne te hyjne apo tashme jane te pershire ne Boten e Modes. Dhoma Kombetare e Modes eshte partneri eksluziv ne Shqiperi i FASHION TV.
|
| Last Updated on Thursday, 29 January 2009 15:07 |
Ju lutemi kontrolloni lajmet/update per informacione te metejshme